Dokumentari Melania, që ndjek Melania Trump në ditët para inaugurimit të dytë të Donald Trump, debutoi mbi pritshmëri në kinema.
Filmi arkëtoi rreth 6.5 milionë euro në fundjavën e parë, duke kaluar parashikimet fillestare prej 2.8–4.7 milionë euro. Ky është rezultat i fortë për një dokumentar politik, sidomos me një shfaqje të gjerë në afro 1.800 kinema në SHBA.
Amazon MGM Studios pagoi rreth 37.2 milionë euro për të drejtat dhe shpenzoi 32.6 milionë euro për marketing, duke e çuar buxhetin total në 69.8 milionë euro. Praktikisht, dokumentari më i shtrenjtë i këtij zhanri deri tani.
Regjia mban firmën e Brett Ratner. Kritika profesionale ishte kryesisht negative, me akuza për propagandë dhe mungesë thellësie. Publiku reagoi ndryshe. Filmi mori vlerësimin maksimal “A” nga CinemaScore, veçanërisht në shtete si Florida dhe Teksasi.
Pas kinemave, dokumentari pritet të dalë në Prime Video. Fitimet ndërkombëtare parashikohen të jenë modeste. Pesha e filmit mbetet më shumë politike sesa tregtare.




