Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit libian Muammar Gaddafi, është vrarë në Libi. Lajmi është konfirmuar nga avokati dhe ekipi i tij politik.
Sipas deklaratës zyrtare, katër persona të maskuar kanë hyrë në banesën e tij në qytetin Zintan dhe e kanë vrarë, duke e cilësuar ngjarjen si një atentat të organizuar. Autorët dyshohet se kanë çaktivizuar kamerat e sigurisë për të fshehur gjurmët.
Ish-zyrtarë libianë kanë kërkuar një hetim urgjent dhe transparent për zbardhjen e plotë të vrasjes.
Saif al-Islam Gaddafi ishte liruar në vitin 2017 dhe jetonte në Zintan prej asaj kohe.




