Rusia njoftoi se ka dëbuar një diplomat gjerman nga Moska, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Gjermania për të larguar një diplomat rus në muajin janar, i akuzuar për spiunazh.
Sipas deklaratës zyrtare ruse, akuzat e autoriteteve gjermane ndaj diplomatit rus janë të sajuara dhe përbëjnë një provokim. Ministria e Jashtme e Moskës e cilësoi vendimin e Berlinit si të pabazë.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtme gjerman, Johann Wadephul, e quajti dëbimin e diplomatit gjerman “plotësisht të pajustifikuar dhe të papranueshëm”, duke theksuar se Rusia po zgjedh masa hakmarrëse në vend të dialogut diplomatik. Ai konfirmoi se diplomati i dëbuar ishte pjesë e stafit të atasheut ushtarak në ambasadën gjermane në Moskë dhe paralajmëroi mundësi veprimesh të mëtejshme.
Shërbimet e sigurisë në disa vende europiane kanë rritur paralajmërimet për aktivitet të shtuar të inteligjencës ruse, në kontekstin e luftës në Ukrainë, e nisur në shkurt 2022.




