Gazetari Elio Laze arrestohet në Tiranë

Prokuroria e Tiranës ndalon pronarin e portalit Priza.al për akuzën “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”

Gazetari Elio Laze u arrestua në Tiranë pas një kallëzimi të paraqitur nga një zyrtar i Shëndetit Publik, i cili pretendon se i janë kërkuar 20 mijë euro në këmbim të ndalimit të publikimeve.

Sipas burimeve për BalkanWeb, kallëzimi është depozituar nga Klaus Shaqiri, i cili ka pretenduar se përmes artikujve në portalin Priza.al është ushtruar presion për përfitim financiar.

Hetimet janë kryer nga Prokuroria e Tiranës, nën drejtimin e prokurorit Asllan Bajramaj. Sipas organit të akuzës, arrestimi është realizuar pas veprimeve proaktive hetimore.

Në njoftimin paraprak theksohet se Laze dyshohet për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”. Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e rastit.

Çështja pritet të ndiqet nga autoritetet gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë dhe për procedurat e mëtejshme ligjore.

Copyright © "Në Qytet”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e portalit “Në Qytet”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e portalit “Në Qytet”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Top 5

00:00:40

Vdekja e Ali Khamenei. Spikeri shpërthen në lot

Televizioni shtetëror i Iranit konfirmoi herët të dielën, sipas...

Vdekja e Ali Khameneit. Trump e konfirmon.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se...

Raketa në aeroportin e Dubait

Shpërthime të reja janë raportuar në zonën e Aeroportit...

Raketa godet Palm Jumeirah në Dubai, zjarr pranë Fairmont The Palm

Një zjarr ka shpërthyer pranë hyrjes së hotelit Fairmont...

Sistemi “David’s Sling” në operim pas lëshimit të raketave nga Irani

Izraeli ka aktivizuar sistemin e mbrojtjes ajrore “David’s Sling”...

Tema

SHBA dhe Izraeli godasin Iranin. Trump konfirmon “operacion të madh luftarak”

SHBA dhe Izraeli godasin Iranin. Ata ndërmorën të shtunën...

Sulme ajrore në Teheran

Sulme ajrore në Teheran të ndërmarra nga forcat ajrore...

Thaçi i pafajshëm për aktakuzën e dytë në Hagë

Hashim Thaçi, u paraqit më 27 shkurt para Dhomat...
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Kategori Interesante

spot_imgspot_img