Protesta e 10 shkurtit në bulevard, Gjykata e Tiranës vendos për 14 të arrestuar

Të dyshuar për hedhje molotovësh dhe kundërshtim të policisë, prokuroria kishte kërkuar masa më të ashpra.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 14 persona të arrestuar nga protesta e 10 shkurtit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Prokuroria kishte kërkuar dy masa “arrest me burg”, tre “arrest në shtëpi” dhe për nëntë persona detyrim paraqitje. Megjithatë, gjykata vendosi që të gjithë të hetohen në gjendje të lirë me paraqitje të detyrueshme pranë autoriteteve.

Të arrestuarit dyshohen për kundërshtim të punonjësve të policisë, ushtrim dhune ndaj tyre, dëmtim të pronës shtetërore dhe hedhje molotovësh në drejtim të forcave të rendit dhe institucioneve.

Një ditë më parë, para Gjykatës së Tiranës dolën për masë sigurie edhe shtatë persona të mitur, ndaj të cilëve u vendos po ashtu “detyrim paraqitje”.

Ndryshe nga seanca e mëparshme, në ambientet e gjykatës nuk u raportua prani e përfaqësuesve politikë gjatë shqyrtimit të sotëm.

Copyright © "Në Qytet”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e portalit “Në Qytet”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e portalit “Në Qytet”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Top 5

00:00:40

Vdekja e Ali Khamenei. Spikeri shpërthen në lot

Televizioni shtetëror i Iranit konfirmoi herët të dielën, sipas...

Vdekja e Ali Khameneit. Trump e konfirmon.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se...

Raketa në aeroportin e Dubait

Shpërthime të reja janë raportuar në zonën e Aeroportit...

Raketa godet Palm Jumeirah në Dubai, zjarr pranë Fairmont The Palm

Një zjarr ka shpërthyer pranë hyrjes së hotelit Fairmont...

Sistemi “David’s Sling” në operim pas lëshimit të raketave nga Irani

Izraeli ka aktivizuar sistemin e mbrojtjes ajrore “David’s Sling”...

Tema

SHBA dhe Izraeli godasin Iranin. Trump konfirmon “operacion të madh luftarak”

SHBA dhe Izraeli godasin Iranin. Ata ndërmorën të shtunën...

Sulme ajrore në Teheran

Sulme ajrore në Teheran të ndërmarra nga forcat ajrore...

Thaçi i pafajshëm për aktakuzën e dytë në Hagë

Hashim Thaçi, u paraqit më 27 shkurt para Dhomat...
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Kategori Interesante

spot_imgspot_img