Platforma X, e njohur më parë si Twitter, ka dalë jashtë funksionit në një ndërprerje që duket se po prek përdorues në disa vende të botës. Aplikacioni dhe faqja zyrtare nuk ngarkohen, ndërsa në ekran shfaqet vetëm logoja “X”, pa përmbajtjen e zakonshme.
Sipas të dhënave nga faqja e monitorimit Downdetector, raportimet për probleme nisën në orët e para të së martës dhe janë përhapur në shkallë globale.
Deri në momentin e publikimit, kompania nuk ka dhënë një njoftim zyrtar mbi shkakun e ndërprerjes apo kohën e rikthimit në funksion. Ndryshe nga disa platforma të tjera të mëdha, X nuk disponon një faqe të dedikuar për statusin e shërbimit.
Pronari i platformës, Elon Musk, zakonisht komunikon përditësime përmes vetë X, por edhe llogaritë zyrtare rezultojnë të paarritshme.




