Tregu valutor vendas regjistron luhatje të lehta, me forcim të dollarit amerikan dhe frangës zvicerane, ndërsa paundi humbet terren.
Dollari amerikan ka shënuar rritje në kursin e këmbimit këtë mëngjes, duke u blerë me 81 lekë dhe duke u shitur me 82 lekë, pas disa ditësh rënie të njëpasnjëshme në tregun vendas.
Euro ka pësuar një zbritje të lehtë krahasuar me një ditë më parë. Monedha europiane po blihet me 96.1 lekë dhe po shitet me 96.7 lekë, sipas kursit lokal të këmbimit.
Ndërkohë, franga zvicerane ka vijuar trendin rritës gjatë kësaj jave, duke u blerë me 105.1 lekë dhe duke u shitur me 106.2 lekë.
Në të kundërt, paundi britanik ka humbur pikë, duke u kuotuar në 110 lekë në blerje dhe 111 lekë në shitje në tregun e brendshëm valutor.
Luhatjet pasqyrojnë zhvillimet e fundit në tregjet ndërkombëtare dhe kërkesën e brendshme për valutë.




