Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar gjatë natës në autostradën Thumanë-Kashar. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur më 18 shkurt 2026, rreth orës 01:20.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej mjeteve, shtetasi me inicialet I. L., 48 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin I. I., 22 vjeç, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. L., 48 vjeç dhe si pasojë ka humbur jetën 48-vjeçari”, bëri me dije policia.
Hetimet po kryhen nga strukturat përkatëse nën drejtimin e Prokurorisë, për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit në këtë segment rrugor me qarkullim të lartë.




