Pentagoni gati për veprim në Iran. Fundjava shihet si moment kritik

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur forcat e tyre në gatishmëri për një goditje të mundshme ndaj Iranit që mund të realizohet që këtë fundjavë, megjithëse presidenti Donald Trump nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar, sipas burimeve të njohura me diskutimet brenda administratës amerikane.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, Shtëpia e Bardhë është informuar se kapacitetet ajrore dhe detare janë në pozicion operacional pas një shtimi të ndjeshëm të pranisë ushtarake në Lindjen e Mesme. Në ditët e fundit janë zhvendosur mjete ajrore nga baza në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë avionë luftarakë dhe tankerë furnizimi, ndërsa aeroplanmbajtësja USS Gerald Ford pritet të pozicionohet në rajon.

Zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare dhe pentagoni, janë mbledhur në Situation Room për të shqyrtuar zhvillimet dhe opsionet e mundshme. Presidenti është informuar gjithashtu mbi rezultatet e bisedimeve indirekte me Iranin të zhvilluara në Gjenevë. Negociatat, që zgjatën disa orë, nuk prodhuan një marrëveshje konkrete, megjithëse palët folën për parime udhëzuese dhe vazhdim të dialogut.

Shtëpia e Bardhë ka theksuar se diplomacia mbetet opsioni i parë, por nuk ka përjashtuar veprime ushtarake. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, pritet të konsultohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në fund të muajit, në një moment kur shqetësimet për përshkallëzim rajonal janë rritur.

Në anën tjetër, Irani ka ndërmarrë masa për forcimin e objekteve të tij bërthamore, sipas analizave të publikuara nga institute të pavarura të sigurisë. Vëzhguesit theksojnë se çdo vendim për përdorim force do të kishte pasoja të gjera gjeopolitike, duke përfshirë reagime nga aleatët rajonalë dhe ndikim në stabilitetin e tregjeve energjetike.

Ndërsa presidenti vijon konsultimet me këshilltarët e tij dhe aleatët ndërkombëtarë, mbetet e paqartë nëse do të ketë një vendim përpara fundjavës. Paqartësia mbi objektivat strategjikë dhe kohën e mundshme të një veprimi ka shtuar tensionet, në një fazë ku diplomacia dhe presioni ushtarak po ecin paralelisht.

Copyright © "Në Qytet”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e portalit “Në Qytet”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e portalit “Në Qytet”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Top 5

00:00:40

Vdekja e Ali Khamenei. Spikeri shpërthen në lot

Televizioni shtetëror i Iranit konfirmoi herët të dielën, sipas...

Vdekja e Ali Khameneit. Trump e konfirmon.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se...

Raketa në aeroportin e Dubait

Shpërthime të reja janë raportuar në zonën e Aeroportit...

Raketa godet Palm Jumeirah në Dubai, zjarr pranë Fairmont The Palm

Një zjarr ka shpërthyer pranë hyrjes së hotelit Fairmont...

Sistemi “David’s Sling” në operim pas lëshimit të raketave nga Irani

Izraeli ka aktivizuar sistemin e mbrojtjes ajrore “David’s Sling”...

Tema

00:00:40

Vdekja e Ali Khamenei. Spikeri shpërthen në lot

Televizioni shtetëror i Iranit konfirmoi herët të dielën, sipas...

Vdekja e Ali Khameneit. Trump e konfirmon.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se...

Raketa në aeroportin e Dubait

Shpërthime të reja janë raportuar në zonën e Aeroportit...

Raketa godet Palm Jumeirah në Dubai, zjarr pranë Fairmont The Palm

Një zjarr ka shpërthyer pranë hyrjes së hotelit Fairmont...

Sistemi “David’s Sling” në operim pas lëshimit të raketave nga Irani

Izraeli ka aktivizuar sistemin e mbrojtjes ajrore “David’s Sling”...

SHBA dhe Izraeli godasin Iranin. Trump konfirmon “operacion të madh luftarak”

SHBA dhe Izraeli godasin Iranin. Ata ndërmorën të shtunën...

Sulme ajrore në Teheran

Sulme ajrore në Teheran të ndërmarra nga forcat ajrore...

Thaçi i pafajshëm për aktakuzën e dytë në Hagë

Hashim Thaçi, u paraqit më 27 shkurt para Dhomat...
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Kategori Interesante

spot_imgspot_img