Trump diskuton me Ramën dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani pas përfundimit të ceremonisë, Sipas njoftimeve nga takimi, tre drejtuesit shkëmbyen disa fjalë në vijim të diskutimeve të mbajtura gjatë forumit.
Takimi inaugurues i Bordit të Paqes në Uashington u mbyll me një seri takimesh mes Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe liderëve të pranishëm në forum.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Bordit, Rama ngriti çështjen e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke iu drejtuar presidentit amerikan me thirrjen: “Le të bëjmë diçka përpara se gjërat të bëhen më keq”.
Takimi në Uashington u fokusua në çështje të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar, ndërsa dialogu Kosovë–Serbi dhe zhvillimet në rajon mbetën pjesë e diskutimeve.




