Takimi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste u mblodh sot në Pallatin e Brigadave nisi me një fjalë të kryeministrit dhe kryetarit të PS, Edi Rama, i cili e cilësoi momentin si një “udhëkryq” për vendin në procesin e integrimit evropian.
“Jemi në një udhëkryq të ri… duhet ta kalojmë këtë test dhe të vazhdojmë rrugën drejt BE”,
tha Rama, duke theksuar rrezikun e humbjes së kohës dhe të mundësive nëse vendi ngec në proces.
Një ditë më parë, pas mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, deputeti Taulant Balla njoftoi se qëndrimi përfundimtar do të përcaktohet nga grupi parlamentar. Sipas paralajmërimit, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja pritet të hartojë raportin përkatës pas diskutimeve.
Vendimi i socialistëve pritet të orientojë votimin në seancën plenare dhe të ndikojë në debatin politik mbi reformën në drejtësi dhe objektivin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.




