Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ironizon akuzat gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar socialist akuzat e opozitës ndaj anëtarëve të qeverisë.
Duke iu referuar akuzave për shpenzime luksi, ai përmendi në mënyrë ironike pretendime për “larje makine me 10 mijë euro dhe qumësht dallëndysheje”, duke theksuar se, sipas tij, këto narrativa besohen vetëm nga kundërshtarët politikë.
Gjatë fjalës, Rama rikujtoi edhe rastin e rrëshqitjes në segmentin rrugor Plloçë–Ersekë, duke deklaruar se ndërhyrja u krye brenda afatit dhe me fondet e sipërmarrësit.
“Ju kujtohet rrëshqitja e rrugës Plloçë Ersekë, brenda afatit u riparua totalisht me fondet e sipërmarrësit, rruga sot është e shqiptarëve, ndodhi diçka që nuk duhej të ndodhte por këto nuk janë gjëra që nuk ndodhin askund dhe ndodhin vetëm këtu“, deklaroi kreu i qeverisë., u shpreh ai.




