Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kritikoi mënyrën e zhvillimit të disa hetimeve ndaj punonjësve të administratës publike, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS.
Rama tha se mazhoranca nuk do të ndërhyjë për të penguar hetimet, por theksoi se duhet të respektohet parimi i prezumimit të pafajësisë dhe proporcionaliteti në procedura. Sipas tij, ka raste kur të dyshuarit thirren në Prokurori gjatë orarit të punës dhe mbahen për orë të tëra, ndërsa u bëhet presion për të pranuar faje që nuk i kanë kryer.
“I shkohet në banesë për kontroll natën e Vitit të Ri… Njerëzit kanë të drejtë të prezumohen të pafajshëm dhe të hetohen në gjendje të lirë deri sa të provohet faji”, deklaroi Rama.
Ai shtoi se punonjësit e administratës duhet të jenë në krye të detyrës, sidomos në situata emergjente, dhe se procedurat hetimore duhet të zhvillohen duke respektuar funksionimin normal të institucioneve.




