Mbrëmjen e 26 shkurtit 2026, kryeministri Edi Rama riorganizon kabinetin qeveritar me ndryshime të gjera në përbërje, duke zëvendësuar disa ministra në dikastere kyçe.
Ndryshimet prekën Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Ministrinë e Brendshme, Drejtësinë, Mbrojtjen, si dhe Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Belinda Balluku largohet nga detyra e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe zëvendësohet nga Enea Karakaçi. Postin e zv/kryeministres e merr Albana Koçiu.
Në Ministrinë e Brendshme emërohet Besfort Lamallari, ndërsa Toni Gogu kalon në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Në diplomaci, Ferit Hoxha merr detyrën e Ministrit të Jashtëm, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin.
Në Ministrinë e Mbrojtjes emërohet Ermal Nufi në vend të Pirro Vengu, ndërsa Eriona Ismaili merr postin e Ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin.




