Një fotografi e cila po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave rozë: Sara Hoxha dhe Erik Fullani janë parë së bashku gjatë pushimeve, në një ambient që duket të jetë bregdeti shqiptar.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë postim të përbashkët, ndjekësit kanë vënë re edhe ditë më parë se lokacionet e fotove të publikuara individualisht përkojnë në kohë dhe vend.
Lajmi ka ndezur menjëherë rrjetin, ku komentet dhe spekulimet për një lidhje të mundshme mes Sarës dhe Erikut janë të shumta.




