Xheneta Fetahu ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa pamje nga prapaskenat e serialit të ri “Dashuri e Humbur”, ku ajo vjen në një rol të rëndësishëm.
Ky projekt shënon debutimin e saj në aktrim, një hap i ri dhe i guximshëm për të, duke kaluar nga bota e rrjeteve sociale dhe modelingut në atë të kinemasë.
Në imazhet që solli në Instagram, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova është shfaqur gjatë xhirimeve të disa skenave, ndërsa duket plot përqendrim dhe përkushtim.




