SHBA sulmon Iranin. Si u zhvilluan sulmet gjatë natës

Tre objekte bërthamore iraniane ishin shenjestër e sulmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, janë sulmuar objektet Fordou, Natanz dhe Esfahan.  Presidenti amerikan Donald Trump, në një adresim publik, e cilësoi sulmin një “sukses të madh ushtarak”, ndërkohë që shtoi se mund të sulmohen objektivat tjera me saktësi, shpejtësi dhe aftësi dhe atë brenda pak minutash.

Shtetet e Bashkuara hodhën 12 bomba 14-tonëshe të njohura si “shkatërrueset e bunkerëve”, e po ashtu nga nëndetëset u lëshuan 30 “Tomahawks”, transmetoi “Fox News”.

Agjencia Botërore e Energjisë Atomike tha se aktualisht nuk ka rritje të nivelit të rrezatimit jashtë tri objekteve që janë goditur nga SHBA-ja.

BBC tregon si u zhvilluan sulmet e SHBA-së kundër Iranit gjatë natës:

01:50 (sipas orës sonë) – Donald Trump thotë se SHBA-të kanë kryer sulme në tre lokacione bërthamore në Iran: Fordo, Natanz dhe Isfahan.

02:56 – Irani konfirmon zyrtarisht se tre centralet bërthamore u sulmuan.

03:43 – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu lëshon një deklaratë ku thotë se “Presidenti Trump dhe Shtetet e Bashkuara vepruan me shumë forcë”.

03:54 – Shefi i OKB-së, Antonio Guterres e quan lëvizjen e SHBA-së një “përshkallëzim të rrezikshëm”.

04:00 – Donald Trump i drejtohet kombit, duke paralajmëruar se Irani “tani duhet të bëjë paqe” ose do të përballet me sulme “shumë më të mëdha”.

06:31 – Izraeli thotë se Irani ka nisur një sulm të ri.

07:00 – Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike thotë se nuk ka “rritje” të niveleve të rrezatimit në centralet bërthamore iraniane pas sulmeve.

07:47 – Ushtria izraelite thotë se forcat e saj ajrore kanë filluar një valë të re sulmesh kundër “objektivave ushtarake” në Iranin perëndimor.

Copyright © "Në Qytet”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e portalit “Në Qytet”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e portalit “Në Qytet”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Top 5

00:00:40

Vdekja e Ali Khamenei. Spikeri shpërthen në lot

Televizioni shtetëror i Iranit konfirmoi herët të dielën, sipas...

Vdekja e Ali Khameneit. Trump e konfirmon.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se...

Raketa në aeroportin e Dubait

Shpërthime të reja janë raportuar në zonën e Aeroportit...

Raketa godet Palm Jumeirah në Dubai, zjarr pranë Fairmont The Palm

Një zjarr ka shpërthyer pranë hyrjes së hotelit Fairmont...

Sistemi “David’s Sling” në operim pas lëshimit të raketave nga Irani

Izraeli ka aktivizuar sistemin e mbrojtjes ajrore “David’s Sling”...

Tema

00:00:40

Vdekja e Ali Khamenei. Spikeri shpërthen në lot

Televizioni shtetëror i Iranit konfirmoi herët të dielën, sipas...

Vdekja e Ali Khameneit. Trump e konfirmon.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se...

Raketa në aeroportin e Dubait

Shpërthime të reja janë raportuar në zonën e Aeroportit...

Raketa godet Palm Jumeirah në Dubai, zjarr pranë Fairmont The Palm

Një zjarr ka shpërthyer pranë hyrjes së hotelit Fairmont...

Sistemi “David’s Sling” në operim pas lëshimit të raketave nga Irani

Izraeli ka aktivizuar sistemin e mbrojtjes ajrore “David’s Sling”...

SHBA dhe Izraeli godasin Iranin. Trump konfirmon “operacion të madh luftarak”

SHBA dhe Izraeli godasin Iranin. Ata ndërmorën të shtunën...

Sulme ajrore në Teheran

Sulme ajrore në Teheran të ndërmarra nga forcat ajrore...

Thaçi i pafajshëm për aktakuzën e dytë në Hagë

Hashim Thaçi, u paraqit më 27 shkurt para Dhomat...
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Kategori Interesante

spot_imgspot_img