Një mënyrë e re dhe më e sigurt për t’u identifikuar në llogarinë tuaj në Facebook është tani në dispozicion, duke ofruar mbrojtje më të mirë kundër kërcënimeve në internet, ndërkohë që e bën të gjithë procesin e identifikimit më të lehtë dhe më të përshtatshëm.
Meta po ofron mbështetje për Facebook dhe Messenger në pajisjet mobile, duke i bërë identifikimet më të lehta dhe më të sigurta, shkruanë phonearena.
Në vend që të shkruani një fjalëkalim, do të përdorni të njëjtat metoda verifikimi që keni tashmë në telefonin tuaj – si një PIN, gjurmë gishtash ose skanim të fytyrës.
Bëhet e ditur se metodat do të jenë të disponueshme si në iOS ashtu edhe në Android për Facebook, ndërsa Messenger do ta ketë këtë funksion në muajt në vijim.
Me kërcënimet online që fshihen kudo, të kesh mbrojtje më të fortë është më e rëndësishme se kurrë.
Copyright © "Në Qytet”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e portalit “Në Qytet”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e portalit “Në Qytet”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.