Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, bashkëshorti i Ivankës, vajzës së tij të madhe. Kushner nëpërmjet kompanisë së tij Affinity Partners, ka njoftuar krijimin e një resorti turistik luksoz në ishullin e pabanuar të Sazanit. Vendimi, natyrisht, ka shkaktuar tashmë entuziazëm dhe reagime, shkruajnë media greke.
Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të SHBA-së, po ndërton një resort luksoz në ishullin shqiptar me një kosto prej 1.4 miliardë dollarësh. Një investim i ri dhe jashtëzakonisht ambicioz në Mesdhe po udhëhiqet nga Jared Kushner. Dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, bashkëshorti i Ivankës, vajzës së tij të madhe. Kushner nëpërmjet kompanisë së tij Affinity Partners, ka njoftuar krijimin e një resorti turistik luksoz në ishullin e e pabanuar të Sazanit. Vendimi, natyrisht, ka shkaktuar tashmë entuziazëm dhe reagime.
Sazani iu dha nga Greqia – Shqipërisë në vitin 1914 me ligj (vetëm me dy nene), nga Parlamenti Grek. Më pas u bë një ishull i militarizuar i vendosur në hyrje të Gjirit të Vlorës, në një pozicion strategjik në Detin Jon, përballë Italisë. Gjatë Luftës së Ftohtë, ishulli ishte një bazë detare e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe ishte plotësisht i mbyllur për publikun. Pas rënies së regjimit, ai u braktis, duke mbetur në thelb “i ngrirë”, me instalime ushtarake të rrënuara dhe natyrisht, zero shfrytëzim turistik.
Kushner, i impresionuar nga bukuria natyrore e ishullit dhe potenciali i “paprekur”, po planifikon ta transformojë atë në një resort luksoz. Plani parashikon krijimin e një eko-resort, rezidencash, hotelesh, restorantesh, një marine dhe ambientesh për sporte ujore. Në të njëjtën kohë, një pjesë e strukturave ushtarake do të restaurohet duke krijuar një lloj “muzeu”.
Qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama e ka përshkruar investimin si “strategjik”. Dhe ka arsyet e veta për këtë. Nga njëra anë, vetëm në këtë mënyrë mund ta “deklasifikojë” zonën dhe ta shndërrojë nga ushtarake në turistike. Nga ana tjetër, sepse pret bashkëpunim ekonomik me familjen Trump për të promovuar interesa të tjera.
Pra, i dha një kontratë qiraje 99-vjeçare kompanisë Atlantic Incubation Partners LLC, e cila është e lidhur me Affinity. Sipas burimeve qeveritare, projekti pritet të krijojë mbi 1,000 vende pune, të rrisë PBB-në e turizmit dhe ta vendosë Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të investimeve. Logjika e Kushnerit është të tërheqë jet-setin ndërkombëtar, duke u ofruar atyre një ishull pothuajse privat, ku ata mund të kalojnë ditët e tyre pa shqetësime, larg syve kureshtarë.




