“Mangësitë në dokumentacion skualifikuan kandidatët në garën për kreun e BKH”
Procesi i përzgjedhjes për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka hyrë në një fazë të re, ndërsa gjashtë nga trembëdhjetë kandidatët e regjistruar fillimish janë skualifikuar në fazën e parë. Burime nga SPAK bëjnë me dije se shkak për përjashtimin e tyre është bërë mospërmbushja e kritereve të nevojshme për aplikim, për shkak të mangësive në dokumentacionin e dorëzuar.
BKH është një nga strukturat më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë shqiptare, me rol kyç në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, krahas Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Pas dorëheqjes së ish-drejtueses Aida Hajnaj, gara për drejtimin e kësaj strukture është rihapur dhe ka tërhequr vëmendjen e një game të gjerë kandidatësh, si nga radhët e brendshme të BKH-së, ashtu edhe nga struktura të tjera të drejtësisë dhe rendit publik.
Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka theksuar nevojën për forcimin e kapaciteteve të Byrosë, duke kërkuar shtim të numrit të agjentëve si dhe përmirësim të infrastrukturës dhe kushteve të punës për hetuesit.
Aktualisht nuk janë bërë publikë emrat e kandidatëve të skualifikuar, por më poshtë paraqitet lista me të gjithë 13 aplikantët që shprehën interes për postin:
-
Andi Pogaçe
-
Artur Beu
-
Astrit Halilaj
-
Elton Kërluku
-
Gentian Ndoi
-
Gentjan Shehaj
-
Gledis Nano
-
Haki Çako
-
Joni Keta
-
Maoricio Sheldija
-
Marinela Pilinçi
-
Miklovan Kanani
-
Nevrus Ndregjoni




