Tetë vatra zjarri në 24 orë – Emergjencat Civile paralajmërojnë: Rrezik i lartë sot në Fier

Gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar tetë vatra zjarri në disa qarqe të vendit, të cilat janë neutralizuar falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar të strukturave të Mbrojtjes Civile. Njoftimi vjen nga Qendra Kombëtare Operacionale pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, e cila ka marrë informacion të detajuar nga njësitë vendore dhe ato qendrore të sistemit të emergjencave.

Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar gjithsej 78 efektivë operativë, të mbështetur nga 11 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera ndihmëse të tipit transportues dhe gërmues. Territoret më të prekura ishin qarqet Fier, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë dhe Berat, ku ndërhyrja e forcave në terren bëri të mundur izolimin dhe fikjen e plotë të vatrave.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet një nivel “i lartë” rreziku për zjarre në qarkun e Fierit, ndërsa për pjesën tjetër të vendit, niveli i rrezikut konsiderohet “i moderuar”.

Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshuar zjarri pranë strukturave përkatëse, për të parandaluar përhapjen dhe përkeqësimin e situatës.

Copyright © "Në Qytet”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e portalit “Në Qytet”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e portalit “Në Qytet”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Top 5

00:00:40

Vdekja e Ali Khamenei. Spikeri shpërthen në lot

Televizioni shtetëror i Iranit konfirmoi herët të dielën, sipas...

Vdekja e Ali Khameneit. Trump e konfirmon.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se...

Raketa në aeroportin e Dubait

Shpërthime të reja janë raportuar në zonën e Aeroportit...

Raketa godet Palm Jumeirah në Dubai, zjarr pranë Fairmont The Palm

Një zjarr ka shpërthyer pranë hyrjes së hotelit Fairmont...

Sistemi “David’s Sling” në operim pas lëshimit të raketave nga Irani

Izraeli ka aktivizuar sistemin e mbrojtjes ajrore “David’s Sling”...

Tema

SHBA dhe Izraeli godasin Iranin. Trump konfirmon “operacion të madh luftarak”

SHBA dhe Izraeli godasin Iranin. Ata ndërmorën të shtunën...

Sulme ajrore në Teheran

Sulme ajrore në Teheran të ndërmarra nga forcat ajrore...

Thaçi i pafajshëm për aktakuzën e dytë në Hagë

Hashim Thaçi, u paraqit më 27 shkurt para Dhomat...
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Kategori Interesante

spot_imgspot_img