Regjisori i “Squid Game”, Hwang Dong-hyuk, ka zbuluar arsyen e vërtetë pse sezoni i ardhshëm i serialit hit i Netflix është ndarë në dy pjesë.
Thrilleri distopik i mbijetesës u bë një sukses i menjëhershëm sapo u publikua në platformën Netflix në vitin 2021. Fansat kanë pritur tre vite për vazhdimin e serialit (sezonin e dytë), i cili doli në dhjetor të vitit 2024 – dhe me fat, këtë herë iu deshën për të pritur vetëm gjashtë muaj për të parë të tretin.
Megjithatë, kjo ndodhi pjesërisht sepse sezoni i dytë u nda në dy pjesë – dhe shumë fansa kanë pyetur pse u mor një vendim i tillë.
Duke folur ekskluzivisht për MailOnline gjatë premierës së sezonit të tretë të “Squid Game”, të enjten, Hwang Dong-hyuk, 54 vjeç, tha:
“Fillimisht nuk e kisha planifikuar që të ndahej në dy sezone. Mendoja që do të ishte një i vetëm, por gjatë procesit të shkrimit, përfundova me rreth 13 episode, gjë që më dukej shumë për një sezon të vetëm. Dhe gjithashtu, duke parë tendencat e sotme, m’u duk shumë i gjatë”.




