AKSHI – Mirlinda Karçanaj është liruar nga detyra e drejtoreshës së Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ndërsa në krye të institucionit është emëruar Igli Tafa.
Tafa ka mbajtur më parë detyrën e drejtorit në Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike, institucion përgjegjës për mbrojtjen e infrastrukturës digjitale të vendit.
Ndryshimi në drejtim vjen në një kohë kur SPAK po heton procedurat e prokurimeve në AKSHI, ku disa zyrtarë, përfshirë Karçanajn dhe Hava Delibashin, vijojnë të jenë nën masën e “arrestit në shtëpi”. Hetimet lidhen me dyshime për abuzim me fondet publike dhe manipulim të procedurave.
Më herët, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se akuzat ndaj ish-drejtoreshës janë të pabazuara, duke theksuar rolin e saj në procesin e transformimit digjital të administratës publike.
AKSHI mbetet institucioni kryesor në zhvillimin dhe administrimin e platformave shtetërore elektronike, përfshirë portalin e-Albania dhe sistemet e tjera të shërbimeve publike online.




