Pas gati dy vitesh mungesë, Art Abazi rikthehet tek publiku me një projekt të veçantë. Jo një këngë të vetme, por një EP me tre këngë të reja, që shënon rikthimin e tij zyrtar në muzikë.
Dy nga këngët e EP-së janë bashkëpunime. Njëri prej tyre ribashkon Art Abazin me MC Kresha, pas suksesit të madh të “Enigmë”. Bashkëpunimi tjetër vjen me Timo Flloko, duke rritur edhe më shumë pritshmëritë për projektin.
EP-ja pritet të publikohet në fund të këtij muaji, ndërsa lajmi është konfirmuar nga vetë artisti ekskluzivisht për Top Awards.
Këngët e Art Abazit kanë qenë vazhdimisht pjesë e rëndësishme e The Top List, dhe ky rikthim shihet si një nga momentet më të pritura muzikore të muajit.




