Qeveria e Shqipërisë ka dërguar në Parlament projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe përmbytjet. Sipas draftit, synohet kompensim i shpejtë për pronarët në rast fatkeqësish dhe ulje e barrës financiare mbi buxhetin e shtetit.
Projektligji bazohet në modele të aplikuara në Turqi dhe Rumani, vende që kanë reduktuar ndjeshëm kostot ekonomike pas katastrofave natyrore. Shqipëria, sipas relacionit, mbetet vend me risk të lartë sizmik dhe hidrologjik.
Që nga viti 1900 janë regjistruar 12 tërmete mbi 6 ballë, ndërsa më shkatërruesi ishte ai i nëntorit 2019 me magnitudë 6.4, që preku mbi 200 mijë qytetarë në 11 bashki. Përmbytjet, nga ana tjetër, kanë shkaktuar dëme që kapin qindra milionë euro, sipas vlerësimeve të World Bank.
Çfarë parashikon projektligji
Neni 7 – Shuma e sigurimit
-
Kufiri maksimal i sigurimit do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
-
Pronarët do të mbulojnë 2% të dëmit si pjesë e zbritshme për çdo ngjarje të siguruar.
Neni 8 – Primi i sigurimit
-
Pagesa e sigurimit do të kryhet plotësisht nga pronari i banesës.
-
Tarifa do të llogaritet me metodologji aktuariale, sipas nivelit të riskut të zonës dhe tipologjisë së banesës, bazuar në modelin sizmik të Shqipërisë dhe miratuar nga qeveria.




