Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, artikuloi kritika të forta ndaj sistemit të drejtësisë dhe veçanërisht ndaj Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar socialist.
Rama tha se reforma në drejtësi u projektua dhe u mbështet nga mazhoranca socialiste, por sipas tij, sot drejtësia “nuk është as e paanshme, as profesionale”. Ai e krahasoi sistemin aktual me qeverinë e vitit 1992, duke theksuar se është një pushtet i ri me fuqi të madhe, por me traditë të kufizuar demokratike.
Ishte përpjekje e vërtetë për ta dorëzuar shpatën në duart e njerëzve të drejtësisë.Dhe ajo shpatë, në duart e një pushteti që nuk do të ishte në kontrollin tonë, do të kërkonte kokat tona.
Kështu u shpreh Rama, duke folur për atë që e quajti paradoksin e një reforme të ndërmarrë nga PS që, sipas tij, po godet kryesisht administratën dhe zyrtarët socialistë.
Deklaratat vijnë në një klimë tensionesh të shtuara politike mbi hetimet në vijim dhe funksionimin e institucioneve të reja të drejtësisë, ndërsa proceset mbeten në shqyrtim nga organet përkatëse.




