Emiratet e Bashkuara Arabe pritet të nisin brenda vitit 2026 shërbimin e ri hekurudhor për pasagjerë, duke reduktuar kohën e udhëtimit mes Dubai–Abu Dhabi në më pak se një orë.
Rrjeti kombëtar hekurudhor, i operuar nga Etihad Rail, aktualisht fokusohet kryesisht në transportin e mallrave, por kompania ka konfirmuar përgatitjet për zgjerimin drejt transportit të pasagjerëve në disa faza.
Sipas planit zyrtar, rrjeti do të lidhë 11 qytete në të gjithë vendin, përfshirë Abu Dhabi, Dubai, Sharjah dhe Fujairah. Projekti synon të forcojë lidhjet ndërqytetëse, të reduktojë trafikun rrugor dhe të mbështesë strategjinë kombëtare të transportit.
Hekurudha e re konsiderohet pjesë e investimeve afatgjata të Emirateve për infrastrukturën dhe diversifikimin ekonomik, me synim rritjen e lëvizshmërisë dhe integrimin rajonal.




