Erion Veliaj: Mbi 75 blloqe banimi të Tiranës janë transformuar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë një përmbledhje të punëve të bëra për rehabilitimin e lagjeve të kryeqytetit, në kuadër të projektit për transformimin e lagjeve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë një përmbledhje të punëve të bëra për rehabilitimin e lagjeve të kryeqytetit, në kuadër të projektit për transformimin e lagjeve. Sipas tij, që nga dita e parë në detyrë, është vendosur një objektiv sfidues për t’u dhënë banorëve më shumë cilësi jetese dhe urbanizim në lagjet ku jetojnë.

“Që prej ditës së parë në detyrë i vumë vetes një objektiv sfidues, atë për transformimin e 100 lagjeve të Tiranës, për t’u dhënë banorëve më shumë cilësi jetese, urbanizim dhe hijeshi. Ia dolëm të rehabilitojmë mbi 75 blloqe banimi, duke ndërhyrë jo vetëm në përmirësimin e infrastrukturës, si rrugë të asfaltuara e kanalizime, por edhe duke krijuar mjedise çlodhëse, kënde lojërash, hapësira për të moshuarit, poste parkimi për rezidentët etj.

E jo vetëm kaq, por:

  • u kujdesëm për ndriçimin publik të rrugëve në qytet, duke e rritur në 97% sot, nga 31% mbulim që ishte në 2015;
  • shtruam 18 km rrugë brenda blloqeve të rehabilituara të banimit;
  • ndërsa, ndriçimi i qytetit kaloi në LED dhe SMART për 40,000 pika, kryesisht në rrugë dhe sheshe publike.

Të gjitha këto nuk u bënë në një ditë, por me filozofinë ‘çdo ditë nga një punë konkrete’”,shkruan Veliaj.

Copyright © "Në Qytet”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e portalit “Në Qytet”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e portalit “Në Qytet”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Top 5

00:00:40

Vdekja e Ali Khamenei. Spikeri shpërthen në lot

Televizioni shtetëror i Iranit konfirmoi herët të dielën, sipas...

Vdekja e Ali Khameneit. Trump e konfirmon.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se...

Raketa në aeroportin e Dubait

Shpërthime të reja janë raportuar në zonën e Aeroportit...

Raketa godet Palm Jumeirah në Dubai, zjarr pranë Fairmont The Palm

Një zjarr ka shpërthyer pranë hyrjes së hotelit Fairmont...

Sistemi “David’s Sling” në operim pas lëshimit të raketave nga Irani

Izraeli ka aktivizuar sistemin e mbrojtjes ajrore “David’s Sling”...

Tema

SHBA dhe Izraeli godasin Iranin. Trump konfirmon “operacion të madh luftarak”

SHBA dhe Izraeli godasin Iranin. Ata ndërmorën të shtunën...

Sulme ajrore në Teheran

Sulme ajrore në Teheran të ndërmarra nga forcat ajrore...

Thaçi i pafajshëm për aktakuzën e dytë në Hagë

Hashim Thaçi, u paraqit më 27 shkurt para Dhomat...
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Kategori Interesante

spot_imgspot_img