Imazhe të reja satelitore të publikuara nga kompania kineze MizarVision tregojnë se 11 avionë luftarakë F-22 amerikanë janë vendosur në bazën ajrore Ovda, në jug të Izrael.
Sipas raportimit të Ynet, avionët janë dislokuar si pjesë e rritjes së pranisë ushtarake amerikane në rajon.Fotot tregojnë gjithashtu një bateri të sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot të pozicionuar pranë bazës.
Dislokimi i F-22 amerikanë vjen në një moment tensioni të lartë rajonal dhe në sfondin e diskutimeve të vazhdueshme mbi programin bërthamor të Iranit. Sipas burimeve të cituara nga media izraelite, vendosja e skuadronit synon të integrohet në operacione të mundshme ajrore amerikane dhe të ketë efekt parandalues.
F-22, avion i gjeneratës së pestë me teknologji “stealth”, përdoret kryesisht për dominim ajror, por është i aftë edhe për sulme tokësore, luftë elektronike dhe misione inteligjence. Shtetet e Bashkuara nuk e kanë eksportuar këtë model për shkak të ndalimeve ligjore.
Sipas Institutit për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv, mbi 200 avionë luftarakë amerikanë ndodhen aktualisht në Lindjen e Mesme.




