Igli Tare zbulon strategjinë e merkatos së Milanit: Fokus te përmirësimi, jo revolucion

Në një takim joformal me gazetarët në ambientet e “Casa Milan”, drejtori sportiv, Igli Tare, hodhi dritë mbi vizionin e klubit për merkaton e verës dhe objektivat për sezonin e ardhshëm.

“Ne nuk po bëjmë një revolucion, por synojmë të shtojmë elementë funksionalë që do të forcojnë identitetin tonë të lojës”, deklaroi Tare.

Prioriteti kryesor, sipas tij, është mesfusha, në përputhje me kërkesat e trajnerit Massimiliano Allegri për më shumë cilësi dhe balancë në ndërtimin e lojës. Në repartin ofensiv, Tare tregoi se klubi është në kërkim të një qendërsulmuesi klasik, të ngjashëm me profilin e Olivier Giroud. Ai përjashtoi kandidatura si Vlahovic apo Osimhen, duke theksuar se ato nuk janë në planet e klubit.

Sa i përket mbrojtjes, Tare komentoi mbi largimin e mundshëm të Theo Hernandez, duke e përshkruar si një dëshirë të vetë lojtarit për të provuar një eksperiencë të re. Ndërkohë, portieri Mike Maignan nuk do të largohet, pavarësisht interesimit nga Chelsea: “Ai mbetet pjesë e Milanit,” u shpreh ai.

Sipas planit aktual, Milani synon të afrojë pesë përforcime: dy mesfushorë (përveç emrit të shumëpërfolur të Luka Modric), dy mbrojtës krahu – një për secilën anë – si dhe një sulmues qëndror.

Megjithatë, numri i afrimeve mund të shkojë deri në shtatë, në varësi të largimeve të mundshme në mbrojtje apo në repartin ofensiv. Përsa i përket mundësisë së largimit të Musah, Tare u shpreh: “Po kërkojmë profile të ndryshme për një mesfushë me tre lojtarë, që t’i përshtaten stilit që synojmë të ndjekim”.

Milani po ecën drejt një ndërtimi të kujdesshëm dhe të qëndrueshëm, me qëllim krijimin e një skuadre të balancuar dhe konkurruese, në përputhje me filozofinë e trajnerit të ri.

Copyright © "Në Qytet”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e portalit “Në Qytet”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e portalit “Në Qytet”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Top 5

00:00:40

Vdekja e Ali Khamenei. Spikeri shpërthen në lot

Televizioni shtetëror i Iranit konfirmoi herët të dielën, sipas...

Vdekja e Ali Khameneit. Trump e konfirmon.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se...

Raketa në aeroportin e Dubait

Shpërthime të reja janë raportuar në zonën e Aeroportit...

Raketa godet Palm Jumeirah në Dubai, zjarr pranë Fairmont The Palm

Një zjarr ka shpërthyer pranë hyrjes së hotelit Fairmont...

Sistemi “David’s Sling” në operim pas lëshimit të raketave nga Irani

Izraeli ka aktivizuar sistemin e mbrojtjes ajrore “David’s Sling”...

Tema

00:00:40

Vdekja e Ali Khamenei. Spikeri shpërthen në lot

Televizioni shtetëror i Iranit konfirmoi herët të dielën, sipas...

Vdekja e Ali Khameneit. Trump e konfirmon.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se...

Raketa në aeroportin e Dubait

Shpërthime të reja janë raportuar në zonën e Aeroportit...

Raketa godet Palm Jumeirah në Dubai, zjarr pranë Fairmont The Palm

Një zjarr ka shpërthyer pranë hyrjes së hotelit Fairmont...

Sistemi “David’s Sling” në operim pas lëshimit të raketave nga Irani

Izraeli ka aktivizuar sistemin e mbrojtjes ajrore “David’s Sling”...

SHBA dhe Izraeli godasin Iranin. Trump konfirmon “operacion të madh luftarak”

SHBA dhe Izraeli godasin Iranin. Ata ndërmorën të shtunën...

Sulme ajrore në Teheran

Sulme ajrore në Teheran të ndërmarra nga forcat ajrore...

Thaçi i pafajshëm për aktakuzën e dytë në Hagë

Hashim Thaçi, u paraqit më 27 shkurt para Dhomat...
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Kategori Interesante

spot_imgspot_img