Një tjetër hap përpara në promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë si destinacion turistik premium: kroçera “National Geographic Orion”, pjesë e flotës eksploruese të “Lindblad Expeditions”, ka mbërritur për herë të parë në portin më të madh të vendit, atë të Durrësit.
Pas një ndalese në Sarandë, kroçera mbërriti me 108 turistë amerikanë, të cilët po ndjekin itinerarin mesdhetar të hartuar nga “National Geographic”, i fokusuar në përvoja autentike kulturore, natyrore dhe historike.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, e cilësoi këtë ndalesë si një zhvillim të rëndësishëm për turizmin shqiptar:
Akostohet për herë të parë në Portin Durrës me 108 turistë amerikanë.
Shqipëria është përfshirë për herë të parë në këtë linjë prestigjioze që përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe Kroacinë, duke sjellë vëmendjen ndërkombëtare mbi destinacionet tona historike dhe natyrore.”, shprehet Rama në rrjetin social Facebook.




