Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kabinetin qeveritar në një takim pune të zhvilluar jashtë ambientit tradicional të Kryeministrisë, në periferi të kryeqytetit.
Burime nga ekzekutivi bëjnë me dije se mbledhja ka pasur në fokus aksionet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.
Çdo ministër ka raportuar mbi progresin dhe sfidat në sektorët përkatës, si dhe mbi përmbushjen e detyrave të deleguara nga Kryeministria, në funksion të harmonizimit të veprimit institucional në të gjithë territorin.
Takimi vjen vetëm pak javë pas intensifikimit të aksioneve të inspektimit dhe ndërhyrjeve administrative, të ndërmarra nga autoritetet vendore dhe institucionet shtetërore, me qëllim lirimin e pronës publike dhe ndalimin e zaptimeve që, sipas qeverisë, kanë krijuar deformime në zhvillimin urban dhe pengesa për funksionimin e shërbimeve publike.




