BURIMI:VoxNews

Kush jep shtëpinë me qira ditore do paguajë taksa si biznes!

Të gjitha struktura akomoduese që funksionojnë me regjim ditor (B&B, bujtina) do të duhet të paguajnë taksën e infrastrukturës arsimore dhe tarifën e pastrimit, në varësi të qarkullimit vjetor.

Një projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranë” propozon shtimin për kategori të tjera biznesesh me qëllim llogaritjen e taksës së infrastrukturës arsimore dhe tarifën e pastrimit.

“Në zërin Hotele, motele të shtohet zëri “B&B”, bujtinë si strukturë akomoduese që funksionojnë me regjim ditor”, thuhet ne relacion. Më herët në këtë taksë përfshiheshin vetëm Hotelet e motelet (lekë/dhomë në vit).

Po si do të llogaritet detyrimi për tarifën vendore të pastrimit dhe taksën për Infrastrukturën Arsimore sipas ndarjes së xhiros për strukturat e qirasë ditore?

Sipas vendimit nr.158, datë 26.12.2019 “Për miratimin e sistemit të taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës” taksa për Infrastrukturën Arsimore dhe Tarifa e Pastrimit llogaritet si detyrim fiks vjetor, por ndryshon sipas kategorisë së xhiros së biznesit.

Deri tani për njësitë e shërbimit tarifa e pastrimit paguhet vetëm nga hotelet dhe motelet. Psh. Tarifa e pastrimit, për një biznes në kategorinë e njësisë së shërbimit hotele dhe motele me xhiro vjetore nga 0 deri 2 milionë lekë tarifa e pastrimit është 5,750 lekë në vit.

Me propozimin e Bashkisë së Tiranës kjo taksë do të paguhet edhe nga strukturat e qirasë ditore Bed and Breakfest, apo siç njihen ndryshe B&B (ndryshe nga hotelet, B&B-të janë zakonisht biznese familjare ose private me pak dhoma) dhe nga bujtinat. Pra nëse xhiroja e tyre vjetore do të jetë deri në 2 milionë lekë detyrimi për tarifën e pastrimit do të 5,750 lekë në vit. Detyrimi do të jetë i njëjtë sa moteli dhe hoteli me xhiro vjetore 2 milionë lekë.

Për bizneset me xhiro nga 2 deri 8 milionë lekë tarifa e pastrimit fikse vjetore është 11,500 lekë. Plus tarifës fikse biznesi në këtë fashë xhiro, paguan plus edhe 1,150 lekë për dhomë. Pra nëse një hotel apo motel ka 5 dhoma ai paguan detyrimin vjetor prej 11,500 lekë si tarifa fikse vjetore + 5 dhoma x 1,150 tarifa/dhome =17,250 lekë në vit.

Edhe për bizneset e shërbimit, të përfshirë në kategorinë e xhiros mbi 8 milionë lekë tarifa e pastrimit llogaritet në të njëjtën formulë. Për këtë kategori taksa fikse vjetore është 34,500 lekë në vit. Ndërsa për dhomë është 1,725 lekë që i shtohet detyrimit prej 34,500 lekë. Dhe për bizneset VIP tarifa e pastrimit për dhomë është 2,900 lekë plus tarifa fikse vjetore prej 69,000 në vit.

Ndërsa taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore për njësitë e shërbimit, me xhiro vjetore nga 0 deri 2 milionë lekë është 2,500 lekë në vit. Për bizneset me xhiro nga 2 deri 8 milionë lekë është 4,000 lekë në vit. Për biznesi të kategorizuar në xhiro mbi 8 milionë lekë tarifa llogaritet 17,000 lekë në vit. Dhe për bizneset VIP taksa llogaritet 32,000.

Projektvendimi propozon gjithashtu ndryshime të tjera në aneksin 6, përkatësisht në kategorinë “Shitje me pakicë” nën zërin Shitje produktesh farmaceutike dhe të ngjashme me to (depo farmaceutike të regjistruara si biznes i vogël), të hiqet togfjalëshi (depo farmaceutike të regjistruara si biznes i vogël).

Depot farmaceutike, për shkak të volumit dhe tipologjisë së aktivitetit nuk mund të jenë të regjistruara në ndarjen e shitjes me pakicë. Propozohet heqjen nga ky zë duke e përfshirë në zërin: “Magazina, dyqane, depo farmaceutike etj., të cilat realizojnë shitje me shumicë”

Gjithashtu propozohet që te njësitë shërbimi marangoz, rrobaqepës, këpucar, floktore, orëndreqës etj të shtohen për saktësim edhe “bojaxhi dhe punime hidraulike të ngjashme me to” duke qenë se kjo kategori nuk mund të klasifikohet si subjekte ndërtimi.

Ndërsa në zërin: Institucionet jopublike të edukimit (shkollat, kopshtet apo çerdhet),shërbimet në klinikat e specialiteteve të ndryshme mjekësore, shërbimet në laboratorë diagnostifikimi etj në rastet kur nuk e kalojnë kufirin e regjistrimit në TVSH të hiqet pjesa e fundit pasi ndarja sipas xhiros dhe kategorisë VIP bie ndesh me këtë lloj formulimi.

Copyright © "Në Qytet”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e portalit “Në Qytet”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e portalit “Në Qytet”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Top 5

00:00:40

Vdekja e Ali Khamenei. Spikeri shpërthen në lot

Televizioni shtetëror i Iranit konfirmoi herët të dielën, sipas...

Vdekja e Ali Khameneit. Trump e konfirmon.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se...

Raketa në aeroportin e Dubait

Shpërthime të reja janë raportuar në zonën e Aeroportit...

Raketa godet Palm Jumeirah në Dubai, zjarr pranë Fairmont The Palm

Një zjarr ka shpërthyer pranë hyrjes së hotelit Fairmont...

Sistemi “David’s Sling” në operim pas lëshimit të raketave nga Irani

Izraeli ka aktivizuar sistemin e mbrojtjes ajrore “David’s Sling”...

Tema

00:00:40

Vdekja e Ali Khamenei. Spikeri shpërthen në lot

Televizioni shtetëror i Iranit konfirmoi herët të dielën, sipas...

Vdekja e Ali Khameneit. Trump e konfirmon.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se...

Raketa në aeroportin e Dubait

Shpërthime të reja janë raportuar në zonën e Aeroportit...

Raketa godet Palm Jumeirah në Dubai, zjarr pranë Fairmont The Palm

Një zjarr ka shpërthyer pranë hyrjes së hotelit Fairmont...

Sistemi “David’s Sling” në operim pas lëshimit të raketave nga Irani

Izraeli ka aktivizuar sistemin e mbrojtjes ajrore “David’s Sling”...

SHBA dhe Izraeli godasin Iranin. Trump konfirmon “operacion të madh luftarak”

SHBA dhe Izraeli godasin Iranin. Ata ndërmorën të shtunën...

Sulme ajrore në Teheran

Sulme ajrore në Teheran të ndërmarra nga forcat ajrore...

Thaçi i pafajshëm për aktakuzën e dytë në Hagë

Hashim Thaçi, u paraqit më 27 shkurt para Dhomat...
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Kategori Interesante

spot_imgspot_img