Një tërmet me magnitudë 4,4 të shkallës Rihter u regjistrua në orët e para të mëngjesit të kësaj të martë në Shqipëri rreth orë 05:04.
Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit është regjistruar, pranë zonës së Zall Herrit në Kamëz, në një thellësi prej vetëm 5 kilometrash.
Epiqendra ishte 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në jug-jugperëndim të Krujës. Lëkundjet janë ndjerë në kryeqytet dhe në zonat përreth.




