Marina e SHBA dërgon USS Gerald R. Ford në Lindjen e Mesme

Marina e SHBA ka dërguar në Lindjen e Mesme aeroplanmbajtësen USS Gerald R. Ford, e konsideruar si më e avancuara në flotën amerikane, në një moment rritjeje të tensioneve me Iranin.

Sipas raportimeve anija u nis nga Karaibet drejt rajonit, ku ndodhet tashmë USS Abraham Lincoln. Ford kishte operuar që prej nëntorit në Karaibe, në kuadër të operacioneve amerikane kundër trafikut të drogës pranë Venezuelës.

Vendosja e një aeroplanmbajtëseje të dytë në rajon vjen ndërsa Presidenti Donald Trump po shton presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje që kufizon programin e tij bërthamor. Në deklarata të fundit, Trump ka paralajmëruar se një “armadë e madhe” është në lëvizje drejt rajonit dhe se udhëheqësi suprem iranian, Ali Khamenei, “duhet të jetë shumë i shqetësuar”.

Lëvizjet ushtarake po monitorohen nga afër nga aleatët dhe rivalët në rajon, ndërsa situata mbetet e ndjeshme për sigurinë në Lindjen e Mesme.

Copyright © "Në Qytet”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e portalit “Në Qytet”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e portalit “Në Qytet”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Top 5

00:00:40

Vdekja e Ali Khamenei. Spikeri shpërthen në lot

Televizioni shtetëror i Iranit konfirmoi herët të dielën, sipas...

Vdekja e Ali Khameneit. Trump e konfirmon.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se...

Raketa në aeroportin e Dubait

Shpërthime të reja janë raportuar në zonën e Aeroportit...

Raketa godet Palm Jumeirah në Dubai, zjarr pranë Fairmont The Palm

Një zjarr ka shpërthyer pranë hyrjes së hotelit Fairmont...

Sistemi “David’s Sling” në operim pas lëshimit të raketave nga Irani

Izraeli ka aktivizuar sistemin e mbrojtjes ajrore “David’s Sling”...

Tema

SHBA dhe Izraeli godasin Iranin. Trump konfirmon “operacion të madh luftarak”

SHBA dhe Izraeli godasin Iranin. Ata ndërmorën të shtunën...

Sulme ajrore në Teheran

Sulme ajrore në Teheran të ndërmarra nga forcat ajrore...

Thaçi i pafajshëm për aktakuzën e dytë në Hagë

Hashim Thaçi, u paraqit më 27 shkurt para Dhomat...
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Kategori Interesante

spot_imgspot_img