Protesta e thirrur nga Partia Demokratike këtë të premte, 20 shkurt 2026, përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, është shoqëruar me tensione dhe hedhje mjetesh ndezëse në drejtim të institucionit.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, tubimi nuk ishte marrë në konsideratë për t’u garantuar sipas procedurave përkatëse. Në terren janë angazhuar rreth 1.600 efektivë për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.
Gjatë përplasjes janë raportuar hedhje molotovësh nga disa protestues, ndërsa policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të shmangin aktet e dhunës dhe të mos godasin efektivët në shërbim. “Mos godisni punonjësit e Policisë,” thuhet në apelin zyrtar.
Kjo është protesta e katërt e organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë në javët e fundit. Në daljen e tij për mediat, Sali Berisha nuk dha detaje mbi skenarin e tubimit.




