Protestë kombëtare e opozitës sot në Tiranë

Opozita zhvillon sot, më 20 shkurt 2026, një protestë kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, me nisje në orën 18:00 para godinës së Kryeministrisë.

Partia Demokratike e Shqipërisë ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke e cilësuar tubimin si reagim ndaj asaj që e përshkruan si korrupsion dhe keqqeverisje. Opozita kërkon dorëheqjen e Kryeministrit dhe Belinda Ballukut, në vijim të akuzave publike për çështje që, sipas saj, kanë cenuar besimin tek qeveria.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka ftuar qytetarët nga e gjithë vendi të bashkohen në shesh. Ai deklaroi se “kjo protestë është për të ardhmen e vendit dhe të demokracisë”.

Policia ka njoftuar masa sigurie për mbarëvajtjen e tubimit. Në protestën e 10 shkurtit, tubimi zgjati rreth tre orë dhe pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, me përdorim të gazit lotsjellës dhe arrestime.

Copyright © "Në Qytet”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e portalit “Në Qytet”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e portalit “Në Qytet”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Top 5

00:00:40

Vdekja e Ali Khamenei. Spikeri shpërthen në lot

Televizioni shtetëror i Iranit konfirmoi herët të dielën, sipas...

Vdekja e Ali Khameneit. Trump e konfirmon.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se...

Raketa në aeroportin e Dubait

Shpërthime të reja janë raportuar në zonën e Aeroportit...

Raketa godet Palm Jumeirah në Dubai, zjarr pranë Fairmont The Palm

Një zjarr ka shpërthyer pranë hyrjes së hotelit Fairmont...

Sistemi “David’s Sling” në operim pas lëshimit të raketave nga Irani

Izraeli ka aktivizuar sistemin e mbrojtjes ajrore “David’s Sling”...

Tema

SHBA dhe Izraeli godasin Iranin. Trump konfirmon “operacion të madh luftarak”

SHBA dhe Izraeli godasin Iranin. Ata ndërmorën të shtunën...

Sulme ajrore në Teheran

Sulme ajrore në Teheran të ndërmarra nga forcat ajrore...

Thaçi i pafajshëm për aktakuzën e dytë në Hagë

Hashim Thaçi, u paraqit më 27 shkurt para Dhomat...
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Kategori Interesante

spot_imgspot_img