Reagimi i Abigail Spanberger, Guvernatore e Virginias,ishte reagimin zyrtar për Partinë Demokratike ndaj State of the Union, duke akuzuar administratën e Donald Trump se po përkeqëson koston e jetesës për amerikanët.
Duke folur nga Colonial Williamsburg në Virxhinia, Spanberger – ish-anëtare e Kongresit dhe ish-zyrtare e CIA-s – tha se shqetësimi kryesor që ka dëgjuar nga votuesit është rritja e çmimeve dhe vështirësia për të përballuar shpenzimet bazë. “Politikat e tyre po e bëjnë jetën tuaj më të vështirë dhe më të shtrenjtë,” tha ajo, duke iu referuar shkurtimit të programeve të kujdesit shëndetësor në projektligjin “One Big, Beautiful Bill Act”.
Në fjalimin e tij para Kongresit në United States Capitol, Trump e cilësoi presidencën e tij të dytë si “epokë të artë të Amerikës”, duke theksuar rënie të inflacionit dhe rritje të të ardhurave. Sipas të dhënave të Byrosë së Statistikave të Punës, inflacioni vjetor në janar ishte 2.4%, ndërsa Departamenti i Tregtisë raportoi rritje ekonomike vjetore prej 1.4% në tremujorin e katërt.
Reagime kritike erdhën edhe nga udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer, si dhe ligjvënës të tjerë demokratë, në një klimë politike të tensionuar përpara zgjedhjeve të mesmandatit.




