Rusia kërkon lista pasagjerësh për fluturimet mbi territorin e saj

Kërkesa e autoriteteve ruse që linjat ajrore të dorëzojnë paraprakisht listat me emrat dhe të dhënat personale të pasagjerëve në fluturimet që kalojnë mbi territorin e Rusisë po shkakton shqetësime në Bashkimin Evropian.

Sipas burimeve, ekziston frikë se figura “të ndjeshme” perëndimore, përfshirë diplomatë, shkencëtarë apo përfaqësues institucionalë, mund të ndalohen me pretekste sigurie nëse avioni devijohet ose detyrohet të ulet.

Dokumenti i fundit i Ministrisë ruse të Transportit kërkon që kompanitë ajrore të dorëzojnë emrin, mbiemrin, dokumentin e identifikimit, datën e lindjes, shtetësinë dhe kodin e rezervimit, tre herë: 24 orë para nisjes, 15 minuta pas mbylljes së check-in dhe 40 minuta pas ngritjes.

Rasti i vitit 2021 me devijimin e fluturimit të Ryanair në Minsk mbetet precedent referues për zyrtarët perëndimorë. Ndërkohë, Komisioni Evropian ka sqaruar se nuk ka bazë ligjore për të kufizuar udhëtimet private të stafit, ndërsa paralajmërimet për qytetarët mbeten kompetencë e shteteve anëtare.

Sipas të dhënave të platformave të aviacionit, linjat ajrore kineze operojnë mesatarisht mbi 100 fluturime në ditë mes Kinës dhe Evropës, duke përfituar nga itineraret mbi hapësirën ajrore ruse.

Copyright © "Në Qytet”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e portalit “Në Qytet”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e portalit “Në Qytet”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Top 5

00:00:40

Vdekja e Ali Khamenei. Spikeri shpërthen në lot

Televizioni shtetëror i Iranit konfirmoi herët të dielën, sipas...

Vdekja e Ali Khameneit. Trump e konfirmon.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se...

Raketa në aeroportin e Dubait

Shpërthime të reja janë raportuar në zonën e Aeroportit...

Raketa godet Palm Jumeirah në Dubai, zjarr pranë Fairmont The Palm

Një zjarr ka shpërthyer pranë hyrjes së hotelit Fairmont...

Sistemi “David’s Sling” në operim pas lëshimit të raketave nga Irani

Izraeli ka aktivizuar sistemin e mbrojtjes ajrore “David’s Sling”...

Tema

SHBA dhe Izraeli godasin Iranin. Trump konfirmon “operacion të madh luftarak”

SHBA dhe Izraeli godasin Iranin. Ata ndërmorën të shtunën...

Sulme ajrore në Teheran

Sulme ajrore në Teheran të ndërmarra nga forcat ajrore...

Thaçi i pafajshëm për aktakuzën e dytë në Hagë

Hashim Thaçi, u paraqit më 27 shkurt para Dhomat...
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Kategori Interesante

spot_imgspot_img