Sabotim, kishim të bëjmë me një problem teknik, mungesë karburanti, apo një ndërhyrje të qëllimshme.Do të jetë raporti hetimor ai që do të tregojë, nuk përjashtohet asnjë skenar, deklaroi Ministri i Aviacionit Civil, Murlidhar Mohol, për televizionin NDTV. Gjithashtu ai theksoi se ekziston mundësia që të dy motorët të kenë dështuar njëkohësisht, një situatë që ai e përshkroi si “e paprecedentë në historinë e këtij modeli”.
Hetuesit po analizojnë kutitë e zeza të avionit – regjistruesin e të dhënave të fluturimit (FDR) dhe regjistruesin e komunikimeve në kabinë (CVR) – të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e shkakut të tragjedisë. Raporti përfundimtar pritet të publikohet brenda tre muajve.
Inspektim urgjent i flotës “Dreamliner” – Deri tani, pa defekte teknike
Pas aksidentit, autoritetet urdhëruan inspektim të menjëhershëm të 33 avionëve të tjerë Boeing 787 që operohen nga Air India. Deri më tani, sipas zyrtarëve të aviacionit civil, nuk është konstatuar asnjë anomali teknike që mund të ngrejë shqetësim për flotën.
Ky incident përbën ngjarjen e parë madhore që përfshin modelin Boeing 787 “Dreamliner” që prej futjes së tij në shërbim në vitin 2011 dhe një nga më tragjiket në historinë e aviacionit komercial që nga viti 2014.
Procesi i identifikimit të viktimave në vijim
Falë analizave të ADN-së, janë identifikuar deri tani 260 prej viktimave, ndërsa procesi i identifikimit vijon në koordinim me familjarët e pasagjerëve dhe autoritetet ndërkombëtare të ndihmës.
Organet hetimore kanë përfshirë gjithashtu ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të prodhuesit Boeing, për të siguruar një hetim të plotë dhe transparent mbi shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme.
Reagime kombëtare dhe ndërkombëtare
Tragjedia ka tronditur mbarë opinionin publik indian dhe ka ngjallur reagime të fuqishme edhe në rang global. Mesazhe ngushëllimi dhe solidariteti kanë mbërritur nga liderë botërorë, organizata ndërkombëtare dhe komuniteti i aviacionit civil.
Qeveria indiane ka shpallur ditë zie kombëtare dhe ka vendosur ngritjen e një komisioni të pavarur hetimor, ndërkohë që familjarëve të viktimave u është ofruar ndihmë psikologjike dhe kompensim financiar.




