Sali Berisha, u nis pasditen e sotme nga selia qendrore e partisë drejt sheshit përpara Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet protesta kombëtare e thirrur nga opozita.
Berisha u shoqërua nga drejtues dhe eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike, si dhe nga simpatizantë të mbledhur në selinë blu. Ai pritet të jetë folësi kryesor i tubimit, i cili zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kjo është protesta e tretë kombëtare e organizuar nga Partia Demokratike gjatë këtij viti. Opozita kërkon largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, duke e akuzuar për përgjegjësi politike dhe institucionale.
Autoritetet kanë marrë masa të shtuara sigurie në zonën përreth Kryeministrisë në prag të nisjes së tubimit.




