Socialistët vendosin sot në Pallatin e Brigadave për qëndrimin ndaj kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
PS zhvillon sot në orën 11:00 mbledhjen e Grupit të saj Parlamentar në Pallatin e Brigadave, ku pritet të vendoset qëndrimi përfundimtar i shumicës lidhur me kërkesën e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) drejtuar Kuvendit për autorizimin e arrestimit të Belinda Ballukut.
Takimi do të hapet me një fjalë nga kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste. Sipas axhendës, në mbledhje do të flasë edhe drejtuesi i grupit parlamentar socialist.
Një ditë më parë, pas mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, deputeti Taulant Balla theksoi se “mbledhja e Grupit Parlamentar do të përcaktojë qëndrimin për kolegen tonë”, duke lënë të kuptohet se vendimi politik do të formalizohet sot.
Qëndrimi i socialistëve pritet të sqarojë linjën e votimit në seancën plenare, në një proces që ka tërhequr vëmendje të lartë politike dhe institucionale.




