Sunny Hill Festival sjell modelin e pagesës me këste

Sunny Hill Festival një nga festivalet më të njohura dhe me impakt ndërkombëtar në Evropë, vjen këtë vit me një risi për të gjithë adhuruesit e muzikës: mundësinë e pagesës së biletës në këste mujore.

Në bashkëpunim me kompaninë IPKO, organizatorët e festivalit kanë hapur një kanal të ri për blerjen e biletave 3-ditore të festivalit, duke ofruar pagesë deri në 12 këste mujore, me qëllim lehtësimin e aksesit për një publik sa më të gjerë. Kjo mundësi është tashmë e vlefshme në të gjitha pikat e shitjes së IPKO-s në Kosovë, për të gjithë klientët që aktivizojnë një nga pakot “Infinit”.

Pagesa do të realizohet në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes faturës mujore telefonike të klientit, duke garantuar një proces të thjeshtë, të sigurt dhe pa barriera të menjëhershme financiare.

Ky bashkëpunim strategjik mes Festivalit dhe IPKO synon të promovojë përfshirjen kulturore dhe të mundësojë që pjesëmarrja në një ngjarje muzikore të këtij niveli të jetë më e aksesueshme për të rinjtë dhe të apasionuarit pas muzikës live.

Sunny Hill FestivalNjë verë historike në Prishtinë

Edicioni i këtij viti, që do të mbahet nga 1 deri më 3 gusht 2025 në Prishtinë, pritet të jetë më madhështori deri më sot. Me një line-up të përmasave globale, festivali do të mirëpresë në skenë emra si Dua Lipa, Shawn Mendes, Fatboy Slim, Peggy Gou, Anyma dhe Mochakk, duke e konsoliduar pozicionin e tij në listën e Top 10 festivaleve më të mëdha dhe më të njohura në Evropë.

Më shumë se një festival – një platformë kulturore dhe ekonomike

Ky festivall nuk është vetëm një ngjarje muzikore, por një platformë e rëndësishme që gjeneron ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë kreative, turizmin kulturor dhe promovimin ndërkombëtar të Kosovës si destinacion festiv.

Mundësia për pagesë me këste përbën një hap të rëndësishëm drejt rritjes së qasjes dhe barazisë kulturore, duke i dhënë secilit individ të drejtën të jetë pjesë e një eksperience unike, pavarësisht kapaciteteve të momentit.


Për më shumë informacion rreth blerjes së biletave me këste dhe aktivizimit të ofertës, qytetarët janë të ftuar të vizitojnë pikat zyrtare të IPKO-së në të gjithë territorin e Kosovës.

Copyright © "Në Qytet”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e portalit “Në Qytet”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e portalit “Në Qytet”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Top 5

00:00:40

Vdekja e Ali Khamenei. Spikeri shpërthen në lot

Televizioni shtetëror i Iranit konfirmoi herët të dielën, sipas...

Vdekja e Ali Khameneit. Trump e konfirmon.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se...

Raketa në aeroportin e Dubait

Shpërthime të reja janë raportuar në zonën e Aeroportit...

Raketa godet Palm Jumeirah në Dubai, zjarr pranë Fairmont The Palm

Një zjarr ka shpërthyer pranë hyrjes së hotelit Fairmont...

Sistemi “David’s Sling” në operim pas lëshimit të raketave nga Irani

Izraeli ka aktivizuar sistemin e mbrojtjes ajrore “David’s Sling”...

Tema

00:00:40

Vdekja e Ali Khamenei. Spikeri shpërthen në lot

Televizioni shtetëror i Iranit konfirmoi herët të dielën, sipas...

Vdekja e Ali Khameneit. Trump e konfirmon.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se...

Raketa në aeroportin e Dubait

Shpërthime të reja janë raportuar në zonën e Aeroportit...

Raketa godet Palm Jumeirah në Dubai, zjarr pranë Fairmont The Palm

Një zjarr ka shpërthyer pranë hyrjes së hotelit Fairmont...

Sistemi “David’s Sling” në operim pas lëshimit të raketave nga Irani

Izraeli ka aktivizuar sistemin e mbrojtjes ajrore “David’s Sling”...

SHBA dhe Izraeli godasin Iranin. Trump konfirmon “operacion të madh luftarak”

SHBA dhe Izraeli godasin Iranin. Ata ndërmorën të shtunën...

Sulme ajrore në Teheran

Sulme ajrore në Teheran të ndërmarra nga forcat ajrore...

Thaçi i pafajshëm për aktakuzën e dytë në Hagë

Hashim Thaçi, u paraqit më 27 shkurt para Dhomat...
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Kategori Interesante

spot_imgspot_img