The Simpsons Seriali i animuar më jetëgjatë në botë, ka krijuar ndër vite një reputacion të jashtëzakonshëm për parashikimet e tij të sakta, të cilat shpesh kanë rezultuar të realizuara në jetën reale. Ngjarje si hyrja fluturuese e Lady Gaga-s në Super Bowl, përballja e SHBA-së me grerëzat vrasëse, pandemia që ngjan me Covid-19 apo zgjedhja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë janë vetëm disa prej shembujve të këtyre parashikimeve.
Por, përveç elementit të tyre profetik, The Simpsons është dashur të mbështetet gjithmonë te personazhet e tij ikonikë, të cilët kanë fituar zemrat e miliona fansave në mbarë botën. Në vitet e fundit, seriali ka humbur disa nga figurat e tij të njohura, si Fat Tony dhe Edna Krabappel, ndërsa përshkrimi i jetës së Ned Flanders pas humbjes së gruas së tij Maude ka prekur gjithashtu shumë shikues.
Në sezonin e 36-të, The Simpsons solli një lajm të rëndësishëm dhe surprizues: për herë të parë në histori, një prej personazheve kryesore ka ndërruar jetë. Në episodin final të këtij sezoni, të titulluar “Estranger Things”, tregohet marrëdhënia mes Bart dhe Lisa gjatë dekadave, ndërkohë që Marge Simpson mungon dhe trajtohet si e ndjerë.
Episodi zbulon një e ardhme ku, pas 35 vitesh, Lisa është një profesioniste e suksesshme, ndërsa Bart drejton një shtëpi për të moshuarit që nuk ka licencë. Ata bisedojnë për “nënën e ndjerë”, duke treguar se Marge ka vdekur para se të mbushte të 70-at. Ndërsa Homer, z. Skinner dhe Milhouse jetojnë në një azil në Florida, Marge nuk shfaqet në skena. Një moment kyç është kur Lisa gjen një letër të shkruar nga Marge, e cila ishte parashikuar të hapej vetëm pas vdekjes së saj. Kjo lehtëson ribashkimin mes Bart dhe Lisa, të cilët bashkë organizojnë arratisjen e Homer-it nga azili. Në fund, Marge shfaqet duke u ngjitur në parajsë, në shoqërinë e Ringo Starr nga “The Beatles”.
Reagimet e fansave në rrjetet sociale kanë qenë të shumta dhe të forta, me ndjenja tronditjeje dhe habie për këtë kthesë dramatike në historinë e serialit.




